Usain Bolti do të jetë tifoz edhe me Aston Vilën!

Njihet si përkrahës i zjarrtë i Mancester Junajtidit, madje pati dëshirë të provonte të luante futboll për djajtë e kuq.  Ajo  ëndërr nuk  iu plotësua sprintierit më të madh të të gjitha kohëve,  Usain Boltit, ndërsa xhamajkani i shquar duket se do të ketë vend në zemër edhe për një skuadër tjetër. Kjo skuadër do të jetë Aston Vila, dhe këtë gjë e ka thënë sulmuesi Lion Bejli, që kaloi nga Leverkuseni tek Aston Vila. Bejli është xhamajkan dhe tha se Bolti do të përkrahë edhe Vilën në favor të patriotit të tij,  duke mbetur tifoz i Junajtidit.

Sfidanti.al