Erikseni mund të luajë në Serinë A, por tek Interi duhet të jenë të sigurt

Analizat e bëra në Itali tregojnë se problemet kanë kaluar dhe se aparaturën që e mban të lidhur me zemrën mund ta heqë. Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane që theksojnë se Kristian Eriksen i ka mundësitë sërish që të luajë në Serinë A.  Rregullat në Itali janë që lojtari nuk  duhet të ketë defribilator, gjë që për momentin e ka Erikseni,  por analizat mjekësore janë mirë. Të shohim nëse danezi do të kthehet në profesion, pavarësisht se ku, ndërsa tek Interi duan të jenë të sigurt, sipas parimit “nëse je djegur nga qulli, i fryn kosit”.

Sfidanti.al