Interesi është i pari edhe kur je madje në familje biologjike, jo më kur bëhet fjalë për familje futbolli. Harri Kejn vërtet mund të jetë rritur tek Totenhemi, por kapiteni i Anglisë është i bindur plotësisht se nuk mund të fitojë trofe aty, ndaj po bën çmos që të shkojë tek Siti. Sulmuesi 26-vjecar nuk u paraqit në stërvitje këtë të hënë, ndonëse kishte datën për ta bërë pas përfundimit të pushimeve. Në Angli thonë se kjo është “lojë luftash”, pasi Kejn e ka mendjen të mbledhur top, i Kejn e ka mendjen të mbledhur top, veçse njoftohet se tek Totenhemi nuk kanë ndryshuar qendrim. Presidenti Levi dëshiron 150 milionë paundë stërlina, madje thuhet se as për kaq nuk ka ndërmend të mbetet pa yllin e tij. Të shohim sesi do të përfundojë kjo lojë.
Sfidanti.al