Në 2 gusht me ekipin? Jo, Mesi bashkohet me Barcelonën vetëm kur të firmosë!

Kjo është më e drejta,  më normalja dhe kështu do të ndodhë. Lionel Mesi ka fituar disa ditë më shumë pushim  të merituar pasi rinovimi i kontratës së tij me Barcelonën nuk po ndodh ende. Besohet se kjo do të bëhet, por deri ditën që do të hidhet firma në letër, kapiteni katalanas do të jetë me pushime. Nuk dihet nëse bashkë me të do të jetë edhe Luis Suarez, pasi sulmuesi uruguajan ka kontratë me Atletiko dhe do ta thërrasi në çdo moment. Mesi nuk  do të mërzitet aspak sepse do të jetë me familjen, ndërsa pushimet mund t’i bëjnë mirë sepse është lodhur shumë këto kohë.

Sfidanti.al