Jo videolojra, jo lojë me letra, jo tatuazhe, por Murinjos i duhet një polici për Romën!

Flitet për lojën “fortnajt” (pokemon), por po ashtu për lojrat e bixhozit në mënyrë private, sepse këto gjëra të lenë pa gjumë. Zhoze Murinjo është kthyer vërtet në një trajner të shkollës së vjetër, ndërsa ka 20 vjet karrierë tashmë. Tek Roma ai kërkon edhe që lojtarët të mos kenë tatuazhe, diçka që ndoshta ka krijuar habi dhe mund të shkaktojë pakënaqësi. Lojtarët janë djem të rinj, ndërsa Murinjo tashmë po hyn në moshën e tretë, e pra diferenca kulturore dhe në mentalitet është e madhe. Për të realizuar të gjitha këto detyrime, portugezit ndoshta do t’i duhet një polici private, por nuk dihet nëse mund ta ketë apo jo.

Sfidanti.al