Hamilton thotë se është me Kovid, por tani është 8 pikë para Verstapenit!

Ai kishte turbullirë,  humbje qartësie dhe konfuzion në fund të Çmimit të Madh të Hungarisë, por kjo nuk e pengoi që të ngjitej deri në vendin e tretë, duke qenë praktikisht në fund. Jo vetëm  kaq, por pas skualifikimit të Sebastian Fetelit për shkelje të rregullave teknike, Ljuis Hamilton u ngjit në vendin e dytë, duke marrë 18 pikë e duke qenë tani 8 pikë para Maks Verstapenit në renditjen e Botërorit të Formula 1. Piloti i Mercedesit e pati të vështirë të fliste për mediat ashtu si shokët e tij, dhe për të u desh ndihma e një  mjeku të Mercedesit.  `Hamiltoni tha më pas se mund të ishte me Kovid të gjatë, që do të thotë me pasoja të Kovidit,  ndërsa pati probleme edhe në Silverston. Gjithsesi, do të ketë kohë 4 javë për të marrë veten.

Sfidanti.al