Hamilton del në krye dhe Formula 1 e ka rigjetur magjinë e saj!

Nuk është çështja se cili është i pari apo cili do të dalë në fund kampion. Natyrisht, piloët dhe skuadrat kryesore luftojnë për këtë, por publiku që ndjek Formula 1 kërkon diçja tjetër,  pikërisht konkurrencën. Kjo më në fund është rikthyer në F1 me luftën për fitoren dhe për vendet në podium. Fitoren në Hungari e mori Esteban Okon, ndërsa në vendin e dytë doli Sebastian Fetel. Nuk pati lavdi këtë herë për Red Bullin, Mercedesin dhe Ferrarin. Makina austriake pësoi dështim të plotë, ndërsa Hamilton të paktën pati rast për të festuar edhe pse doli vetëm i treti. Dakord, nuk i erdhi fitorja e 100-të në karrierë, por ajo edhe mund të presë.  Rëndësi ka që kampioni i botës doli në vend te parë në renditjen e Botërorit me 6 pikë më shumë sesa Maks Verstapen, ndërsa gara e radhës është në Belgjikë pas pushimeve të gushtit,pas 4 javësh. Hamiltoni zbriti në fund pas një aksidenti të madh në start dhe makinës së sigurisë, por u ngjit deri në vendin e 3-të.

Sfidanti.al