Edhe kjo iu desh stafetës së SHBA-së, humb nga … syzet e ujit!

Sporti amerikan ka pasur shumë telashe këto kohë në Lojrat Olimpike.  Disa humbje të shkaktuara nga Australia apo Britania e Madhe, probleme me kalimine stafetës si në atletikë, por kjo nuk kishte ngjarë. Stafeta amerikane 4×100 metra stilt ë përzier në not humbi garën e saj sepse njërës nga notareve iu dëmtuan … syzet e ujit. Ja që edhe në shtetin më të fuqishëm të botës, që ka kushte të shkëlqyera për t’u përgatitur, ndodh që të dëmtohen syzet e ujit. Kjo i ndodhi kampiones së stilit bretkosë, Lidia Xhejkobit, dhe ajo nuk arriti të shikonte murin në fund të itinerarit të pishinës. Notarja 17-vjeçare u hutua shumë dhe humbi kohë duke i dhënë mundësi Britanisë së Madhe që të fitonte medaljen e artë.

Sfidanti.al