Një dyshe shqiptare kërkon të kërcejë “vallen e saj” në Superligën turke

Skuadra është Konjaspor, dhe lojtarët janë sulmuesi Sokol Cikalleshi e mesfushori sulmues Endri Çekiçi. i pari ishte edhe vjet në ekipin e Superligës turke, ndërsa pogradecari u afrua vetëm tani. Ai bindi klubin turk me paraqitjet e bëra sezonin e kaluar me Ankaragyçynë duke shënuar 2 gola e shërbyer 2 asistë në 31 ndeshje, por sidomos duke qenë një regjisor i vërtetë i lojës. Kjo dyshe shqiptare synon të ndihmojë Konjasporin për suksese, por po ashtu edhe veten, ndërsa kjo do të ndihmojë që Cikalleshi e Çekiçi të kontribuojnë edhe më shumë në kombëtaren shqiptare.

Sfidanti.al