Gjermania, Franca dhe Argjentina i kanë dhënë fund aventurës së tyre në lojrat olimpike. Në tokio, 3 ekipet e moshave, ishin pretendente për të triumfuar, por janë eleminuar që në fazën e grupeve, pasi nuk arritën të renditeshin në dy vendet e para. Gjermania barazoi 1:1 kundër Bregut të Fildishtë në ndeshjen e fundit të Grupit D, duke përfunduar e treta me katër pikë . Bregu i Fildishtë kaloi në epërsi në minutën e 67-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Eduard Loven që barazoi shifrat gjashtë minuta më vonë me një gol nga gjuajtja e lirë.
Me vetëm një fitore, e ka mbyllur edhe Franca aventurë në tokio 2020. Gjelat u mposhtën 4 me 0 nga japonia në ndeshjen e fundit, duke u eleminuar nga kompeticioni. Një paraqitje zhgënjyese për moshat e francës që përfunduan në vendin e tretë në grup me vetëm 3 pikë të grumbulluara.
Argjentina është pretendentja tjetër e eleminuar nga lojrat olimpike. Amerikanojugorët barazuan 1 me 1 me Spanjën, rezulat që nuk i mjaftoi për të kaluar më tej, ndërsa Furia e Kuqe, udhëheq grupin C me 5 pikë.
Brazili nuk ka gabuar në sfidën e fundit, duke mposhtur 3:1 Arabinë Saudite. Heroi i takimit ishte përsëri Sulmuesi i Evertonit, Richarlison, që shënoi dy gola. Me këtë fitore, Brazili ka siguruar vendin e parë në Grupin D me shtatë pikë duke kualifikohet në çerekfinale
Sfidanti.al