Ndoshta e kanë tepruar, ndonëse suksesi ishte vërtet mjaft i madh. Peshëngritësja Hidilin Diaz fitoi 550 000 euro shpërblim zyrtar nga qeveria, plus një apartament të dhuruar po nga shteti, si dhe disa biznese, ndonëse nuk cilësohet se për ç’lloj biznesesh bëhet fjala. Gjithë kjo mrekulli ndodhi sepse Hidilini fitoi medaljen e artë olimpike në Tokio, të parën për Filipinet në historinë e Lojrave. Ajo triumfoi në peshën deri 55 kg duke triumfuar ndaj rekordmenes botërore, Liao Çiu Jun të Kinës. Diaz ia doli në provën e fundit dhe kuptohet u mbush me lot. Ishte po ajo që fitoi medaljen e argjentit në Rio 2016, e para për vendin e saj në 20 vjet.
Sfidanti.al