Racizmi në Olimpiadë, jo gjithnjë sportistët e trajnerët janë shembuj!

Shpesh thuhet se njerëzit publikë duhet të sillen në mënyrë të tillë që të ndikojnë tek masa e madhe e njerëzve, përderisa ata janë mjaft të njohur. Gjithsesi, në sportist i nivelit të lartë nuk është domosdoshmërisht një njeri i edukuar siç duhet dhe që nuk shpëton dot nga shprehjet standarde e klishetë e shoqërisë së tij. Një gjë e tillë u kuptua mirë nga zhargoni i përdorur nga trajneri i ekipit të Gjermanisë në çiklizëm, Patrik Moster. Ndërsa ndoqi në rrugë çiklistin e tij, Niklas Arndt, që po përpiqej të kalonte një rival nga Algjeria dhe një nga Eritrea, trajneri thirri: “kapi ata që kalërojnë devetë”. Këto fjalë u dëgjuan në transmetimin drejtpërdrejt nga televizioni gjerman, dhe trajneri u detyrua të kërkonte falje për fjalët e tij raciste. “Unë i zgjodha keq fjalët e mia”, – tha Mosteri, duke pasur frikë edhe për një shkarkim nga ana e Federatës dhe e Komitetit Olimpik të Gjermanisë.

Sfidanti.al