Një foto që flet sa për 100 fjalë, Gyndogan është i lumtur me Sarën e tij!

Të dy kanë prejardhje jo europiane, dhe ndoshta kjo e ka bërë më të lehtë për t’u lidhur. Ilkai Gyndogan, është futbollist i Gjermanisë me origjinë turke, ndërsa Sara Arfaui është prezantuese televizive me origjinë nga Afrika e Veriut, besohet nga Tunizia. Ishte folur prej kohësh që të dy ishin në lidhje, por nuk kishte qenë e qartë, por vetë çifti vendosi të shfaqej ashtu siç është, pra së bashku. Gyndogani 30-vjeçar u vetëfotografua me të dashurën e tij 26-vjeçare, ndërsa janë me pushime në kompleksin turistik Alaçati në Turqi. Fotoja flet vetë dhe Sara nuk bëri asnjë koment, ndërsa e postoi në faqen e saj në rrjetet sociale, por vetëm vendosi një zemër të kuqe.

Sfidanti.al