Akuzat janë të rënda dhe për to mund të bësh mjaft burg. Një futbollist i Premier Ligës angleze është arrestuar nga policia, ndërsa dyshohet se ai ka kryer agresion seksual. Mediat britanike raportojnë se futbollisti është i Evertonit dhe se është 31 vjeç, si dhe që është i martuar. Edhe pse emri i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, besohet se flitet për sulmuesin Gulfi Sigurdson, i cili është 31 vjeç dhe luan për Evertonin në Premier Ligë. Klubi anglez ka pohuar se e ka pezulluar futbollistin e tij deri në përfundim të hetimeve, ndonëse as ai nuk e ka bërë të ditur emrin.
Policia e Rajonit metropolitan të Mançesterit mësohet se ka bërë arrestimin e lojtarit, ndërsa i ka kontrolluar shtëpinë më herët këtë muaj. Pasi është marrë në pyetje, dhe pasi policia ka sekuestruar prova material në shtëpinë e tij, 31-vjeçar ka lënë burgun dhe ka vazhduar të hetohet në gjendje të lirë. Nëse do të konfirmohej që lojtari nën hetim për përdhunim është Sigurdson, padyshim që ai do të merrte një goditje të rëndë. Flitet për një nga lojtarët më të mirë të Evertonit dhe të kombëtares së Islandës, që luan prej 4 vjetësh për blutë e Evertonit, ndërsa në të kaluarën ka qenë tek Redingu, Hofenhajmi apo Totenh emi.Për Islandën ka luajtur 78 ndeshje e ka shënuar 25 gola.
Sfidanti.al