Andi Hoti firmos me Interin, tjetër shqiptar në Serinë A

Moshën e ka ende tepër të re, dhe shpresohet që karriera t’i shkojë “fjollë”. Andi Hoti është një tjetër shqiptar në Serinë A italiane, ndërsa firmosi kontratën e parë profesioniste me Interin e Milanos. Djaloshi me origjinë nga Kosova, dhe me nënshtetësi të dyfishtë të Kosovës dhe të Zvicrës, është qendërmbrojtës, ndonëse mund të luajë edhe në mesfushë dhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. Hoti është rritur si lojtar te klubi i Zyrihut në Zvicër, ndërsa në shtatorin e vjetshëm u bashkua me Interin U17 për të luajtur edhe me Interin U19. Djaloshi 18-vjeçar është 1.91 metra shtatlartë dhe vlerësohet nga specialistët zikaltër.

Sfidanti.al