Gjokoviç konfirmon Olimpiadën, dhe shansin për të barazuar Grafin!

Kampioni nga Serbia ndihet mirë pavarësisht nga sezoni tepër i ngarkuar. Edhe pse “u shtrydh” deri në fund për të fituar Australian Openin, Rolan Garosin dhe Uimbëlldonin, sërish tenisti numër 1 në botës ka ambicie që dëshiron t’i përmbushë me çdo kusht. Novak Gjokoviç konfirmon pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike në Tokio, dhe synimin për të fituar medaljen e artë olimpike, që nuk ia ka dalë ta bëjë më parë. Nuk dihet nëse në moshën 34-vjeçare mund të ketë energjitë e duhura për të triumfuar në Tokio, dhe pastaj për të fituar edhe Grand Slemin në US Open. Nëse do t’ia dilte, do të barazonte Stefi Grafin, si tenistët e vetëm në të gjitha kohët për të fituar 4 Grand Slemet dhe Olimpiadën. Nga meshkujt nuk e ka bërë askush.

Sfidanti.al