Liverpuli i jep kontratën e parë “Mesit polak”, Musialovski!

Nuk dihet nëse do të arrijë ta përballojë presionin e madhe të këtij krahasimi, por në “Anfild” janë të bindur se ka potencial të madh. Ku i dihet, Liverpuli mund të ketë fituar një “fat” të vërtetë me Mateush Musialovskin, djaloshin 17-vjeçar polak që e morën vjet nga SMS Lodzi. Që nga gushti i 2020-ët e deri tani, Musialovski bëri përshtypje të madhe në ekipin U18, madje fitoi nofkën “Mesi polak”. Jurgen Klopi i ka dhënë kontratën e parë profesioniste dhe do të shikojë nëse Musialovski mund të çajë për një vend në ekipin e parë. Polaku është tepër i talentuar dhe fitoi edhe çmimin e golit më të bukur të sezonit në Premier Ligën e moshës.

Sfidanti.al