Këtij djaloshi nga Bari i pëlqen të bëjë zhurmë dhe sulmon jo pak, ndonëse ndonjëherë ka edhe të drejtë. Pasi e teproi ndaj Antonio Kontes që doli kampion me Interin në Serinë A, Antonio Kasano, i është vënë “me gurë në torbë” portierit të Italisë, Xhanluixhi Donaruma, duke u tallur me “etiketën” që i kanë vënë si “më i miri i Europës”. “Nëse është vërtet më i mirë i kontinentit, atëherë pse nuk shkon tek Reali, Bajerni apo Barcelona, – thotë Kasano, – Manuel Nojer është 36 vjeç dhe është më i miri, po ashtu Kurtua e Ter Shtegen e nxjerrin jashtë loje Donarumën. Për këtë arsye, ai shkoi tek Paris SG. Ai ishte vetëm më i miri në Europian, jo i Europës”.
Sfidanti.al