Tifozët e Juves, “hosana” për Alegrin e Dibalën, por duan Championsin

Një pyetje nuk mund të mungonte: A do të qendrojë Kristiano Ronaldo? Përgjigja e Pavel Nedvedit ishte pohuese, por e formës “do të mbërrijë, do të mbërrijë” (arriva, arriva). Dakord, mbërrin, por ndoshta largohet më pas? Këtë Nedved nuk mund ta thoshte. Gjithsesi, tifozët e Juventusit ishin entuziastë në ditën e parë të nisjes së fazës përgatitore. Më të brohoriturit ishin trajneri i rikthyer Masimiliano Alegri, dhe Paulo Dibala. Për argjentinasin u tha “ky është viti yt”, ndërsa trajnerit i thanë “mirë se u ktheve”. Gjithsesi, kërkesa kryesore mbetet ajo e përhershmja, pasi tifozët kanë 25 vjet që presin. “Na sillni Championsin”, – ishte fjala e tyre.

Sfidanti.al