Bernardeski prish traditën, shkon me 45 minuta vonesë në dasëm!

Siç shkruajnë gazetat italiane, zakoni e do që të jetë nusja ajo që të vonohet, ndërsa dhëndri duhet ta presë. Dakord, por nuk ndodhi kështu në martesën e Federiko Bernardeskit, futbollistit të Italisë dhe të Juventusit, që kishte lënë 13 korrikut si ditën e shënuar. Vajza që do të vinte kurorën, e quajtur Veronika, mbërriti në kohën e duhur apo ndoshta paksa me vonesë, por kjo nuk ishte asgjë me 45 minutat e vonesës së Federikos. Edhe për këtë rast paska një traditë në Itali, që nusja duhet të largohet “në shenjë proteste” (për t’u kthyer përsëri). Veronika bëri pikërisht kështu. Ndoshta, “Berna” u vonua sepse çifti ia ka pirë lëngun njëri-tjetrin, kanë një “fejesë historike” dhe kanë edhe një fëmijë.

Sfidanti.al