Mesi e Kielini, dy kapitenë kampionë, por janë “pa punë”!

Të dy udhëhoqën ekipet e tyre kombëtare drejt titujve kontinentalë. Lionel Mesi fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën, duke u shpallur edhe lojtari më imirë e shënuesi më imirë, ndërsa Xhorxho Kielini pati shiritin e Italisë që fitoi një Europian shumë emocionues në “Uembli”. Gjithsesi, dy kapitenët kanë një hall të përbashkët, që të dy janë pa kontratë në klubet e tyre. Mesit ika përfunduar akordi me Barcelonën dhe Kielinit ujdija me Juventusin. Fjalët janë të mira, që gjërat do të zgjidhen shpejt, por deri tani asgjë nuk ka bërë vaki.

Sfidanti.al