Olimpiada, pas Nigerisë, SHBA-në e koshit e mund edhe Australia!

Duket se ky nuk është një sezon i mbarë. Ekipi i basketbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dominues i Lojrave Olimpike, për meshkuj e për femra, por djemtë nuk duken fare në terezi përpara Tokios. Pas humbjes 87-91 me Nigerinë ja ku erdhi edhe disfata ndaj Australisë, 83-91. “Skuadra Ëndërr” duket se është tërësisht e zgjuar nga ëndërrimi dhe nuk bën punë as prania e lojtarëve të tillë si Kevin Durant apo Damien Lilard. Ky i fundit shënoi 22 pikë për amerikanët, ndërsa Pati Mills pati 22 e Xho Ingles 17 për “kangurët”.

Nga 19 turne olimpikë, SHBA ka 15 medalje ari, një argjendi e dy bronzi, ndërsa bojkotoi Olimpiadën në 1980 në Moskë. Ajo u mund në finalen e 1972-it në Mynih nga Bashkimi Sovjetik, dhe në gjysmëfinalen e 1988-ës në Seul sërish nga sovjetikët, por disfata më e rëndë ishte ajo në 2004 në Greqi kur në ekip ishin yjet e NBA-së, dhe kur u mundën nga Argjentina.

Sfidanti.al