Ka qenë i famshëm, jo vetëm për stilin e futbollit dhe sjelljen, por edhe për “xhamat e diellit”. Jurgen Klopi dhe syzet e tij ishin të pandashme, por ja që vjen dita për të mos qenë bashkë. Trajneri i Liverpulit u fotografua në seancën e parë stërvitore për sezonin e ri në Austri, ndërsa nuk i kishte vendosur syzet e tij të famshme. Nuk dihet arsyeja se përse gjermani e bëri këtë gjë, ndërsa të kuqtë nisën fazën përgatitore duke pasur 34 lojtarë në ekip. Mes tyre edhe yjet Salah, Mane, Aleksandër-Arnold, po ashtu si blerja e re Konate, ndërsa me ekipin janë Van Dajk, Gomez e Matip, që kanë qenë të dëmtuar sezonin e kaluar. Pritet të kthehen nga pushimet lojtarët që ishin në Europian dhe Kupën e Amerikës, si Henderson, Alison, Firmino apo të tjerë.
Sfidanti.al