Anglia i vend i botës së tretë, qindra tifoza pa biletë në “Uembli”!

U duk si një vend i botës së tretë. A thua vërtet kështu të katandisej atmosfera në “Uemblin” e lavdishëm në prag të finales së Europianit? Qindra tifozë anglezë u sollën sikur nuk kishin parë gjë me sy, dhe shpërthyen gardhet e policisë e të rojeve të sigurisë private, duke vërshuar pa biletë për të parë ndeshjen. Ata shtypën e përplasën të tjerët që kishin ardhur familjarisht, duke shkaktuar shumë të plagosur me të cilëve 19 agjentë të policisë. Autoriteteve nuk u mbeti gjë tjetër përveçse të hapin një hetim për të gjetur fajtorët, ndërsa policia bëri 45 arrestime.

Sfidanti.al