Bekenbaueri dhe Mercedesi, “Kaizeri” kthen dashurinë e vjetër!

Të dy bashkë ishin vetëm për rreth një vit. Kapiteni i atëhershëm i Bajernit dhe i Gjermanisë Perëndimore nuk e mbajti dot gjatë makinën e shkëlqyer Mercedes 450 SEL 6.9. E bleu në 1976 dhe e shiti në 1977 sepse kaloi tek Kozmosi i Nju Jorkut, veçse sot, pas 44 vjetësh dashuria e vjetër u rikthye. “Dashuria e vjetër nuk harrohet”, shkruan “Bildi”, pasi Franc Bekenbaueri e mori në zotërim makinën e tij të dikurshme, të prodhuar në vitet 1975-1980, si më luksozja e kohës së saj. Qëlloi që një mik i tij pati shansin për ta blerë, dhe i telefonoi “Kaizerit” duke e informuar për këtë mundës. Vetë Bekenbaueri tregon se Mercedesin e bleu pasi vetë presidenti i kompanisë Daimler Benc i kërkoi që të merrte një makinë sipas statusit të tij. Deri në atë kohë, kapiteni gjerman kishte një makinë të vogël “Bitli” (Beetle), si shpërblim për fitoren e Kupës së Botës në 1974.

Sfidanti.al