Ja ku janë Ronaldo dhe … Ronaldo! Çfarë diference e dy fenomeneve!

I pari, ai që është majtas në foto, është më i ri dhe ende aktiv, ndërsa i dyti i ka thënë “lamtumirë” futbollit me kohë e me vakt, përveçse ka pasur kalvare me dëmtimet. Gjithsesi, diferenca e formës fizike mes dy fenomeneve të futbollit me (mbi) emrin Ronaldo është shokuese. Kristiano është si gjithnjë në formën e jetës, fizikisht i përsosur, dhe me muskulaturën e lojtarit me profesionist në futboll sot për sot. Ai është me pushime tani që Portugalia u eleminua, ndonëse nuk duket shumë i lumtur.

“Fenomeni” brazilian, Ronaldo Nazario da Lima nuk ka më punë me palestrën apo ushtrimet fizike, por sidomos me kuzhinën dhe jetën në shlodhje të plotë. Duhet të ketë edhe diçka gjenetike këtu, pasi ish-ylli i Brazilit e ka pasur gjithnjë problem shëndetin e tepërt.

Sfidanti.al