“El Klasiko” i Europianit, Barcelona mund Realin 5-0!

Mediat katalanase nuk kanë humbur kohë për të nxjerrë një përfundim, duke iu drejtuar statistikave. Barcelona e tyre të paktën e ka fituar “El Klasikon” ndaj Realit të Madridit në këtë Euro 2020. Sipas “El Mundo Deportivos”, lojtarët që luajnë në “Kamp Nou” kanë pasur shumë më tepër sukses sesa ata që janë të “Santiago Bernabeut” dhe konkretisht 5 prej tyre janë në gjysmëfinale, ndaj asnjë të Realit. Brejthuejt i Danimarkës është i fundit që i bashkohet shokëve, pas Busketsit, Zhordi Albës, Pedrit dhe Erik Garsisë të Spanjës. Nga yjet e Realit pritej më shumë, por nuk doli gjë. Të fundit që u eleminuan ishin Kurtua e Hazar të Belgjikës, ndërsa më parë ikën Varan, Benzema, Modriç, Kros, Bejl dhe Alaba. Edhe nga Barcelona ka mjaft “dëshmorë” si De Jong, Depai, Grizman, Lengle dhe Dembele.

Sfidanti.al