Ajo nuk është “nusja dhe shtetrrethimi”, por thjesht bashkëshorta e Bastian Shvajnshtajgerit. Gjithsesi, Ana Ivanoviç, ka jetuar si në rrethim edhe sepse ka ndarë fatin aspak të mirë të të shoqit, por edhe nga ndjekja “këmba-këmbët” që i kanë bërë tabloidët. Gjithsesi, gazetat famëkeqe britanike për një herë të vetme, nuk patën thashetheme, por një lajm krejtësisht njerëzor.
Shvajni dhe Ana dolën për xhiro dhe e festuan thjesht, por me shumë kënaqësi rikthimin e mesfushorit në formacionin e Mançester Junajtid, madje “shenjuar” edhe me një gol në Kupë, në portën e Uiganit. Pasi, me siguri, ishte në tribunën e “Old Trafordit”, ish-tenistja serbe, bëri një shëtitje në fshatin e quajtur Hejl (Hale), jo larg Mançesterit. Nuk ishte gjë e vogël, Basti u kthye në fushë pas plot 385 ditëve. Gjermani pati kurajo të madhe dhe nerva të forta, veçse trajneri Murinjo ka premtuar ta aktivizojë më shumë, sidomos tani që nja dy lojtarë janë larguar nga skuadra.