Një Ronda Rusei e re po lind në Kirgizstan, quhet Valentina Shevçenko!

Origjina e saj mund të jetë ukrainase ose ruse,veç pasaporta e saj thotë Kirkizstan. Flitet për pretendentet më të re për titullin botëror në artet e përziera marciale (MMA), në kampionatin më popullor në botë të tyre, UFC. Valentina Shevçenko arriti një fitore mbresëlënëse në ringun gjashtëkëndor në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kampionia e botës, Amanda Nunjes, ishte në Arenën e Denverit, dhe ishte dëshmitare e fitores së Shevçenkos në raundin e dytë ndaj kundërshtares së saj, Juliana Penja.

Mediat shkruajnë se luftëtarja nga Azia ka bërë përparim të madh që kur u bashkua me UFC-në në 2015. Suksesi ndaj venezuelianes nuk ishte rastësi, pasi Valentina ka qenë më herët 10 herë kampione e botës në Muai Tai dhe 8 herë kampione në kikboks. Kirgizja mund të shihet si një Ronda Rusei e re, ndërsa sporti mezi pret të ketë figura të tilla. Gjithsesi, kampionia Nunjes u shpreh se ajo di sesi ta mundë Shevçenkon.