Arsenali i ka paratë, por nuk e ka fanelën për Manuel Lokatelin!

Nuk duhet thënë ndoshta kështu, pasi flasim për një klub të vjetër dhe një klub që ka fituar shumë në Angli, por “topçinjtë” kanë kohë që nuk godasin në shenjë. Arsenali kërkon Manuel Lokatelin e Sasuolos, duke hyrë në garë me Juventusin, dhe për shumë lojtarët do të kishin avantazhin, veçse duket pak e vështirë që ta kenë për një yll të ri të kombëtares së Italisë. Lokateli me gjasë mund të fitojë më shumë para në “Emirejts”, por nuk besohet të ketë shanse më të mëdha për trofe, ndërsa padyshim që dëshiron të luajë për klubin më të madh në Itali, që të synojë me të Serinë A dhe Championsin, e mendon që nga Torino do ta ketë më të lehtë një vend në kombëtare. Sasuolo është e lumtur që gara po ndizet, dhe shefi ekzekutiv Xhovani Karnevali, thekson se “Arsenali është fort në lojë”.

Sfidanti.al