Media britanike: Granit Xhaka në formacionin e Euro 2020!

Vetëm ata më të mirët, më të spikaturit, mund të pretendojnë të kenë një vend aty. Nga qindra futbollistë që blatuan këtë Europian me talentin e tyre, do të përzgjidhen 11 djem që do të jenë formacioni më i mirë i kampionatit. Sipas “Deili Meilit” britanik, njëri prej tyre (deri tani) duhet të jetë Granit Xhaka, shqiptari i Zvicrës. Mesfushori 28-vjeçar i Arsenalit ka epitetin “kapiteni fantastik” që udhëhoqi zviceranët drejt fitores historike ndaj Francës kampione të botës.

Në këtë formacion, “Deili Meili” përfshin portierin e Anglisë, Pikford, qendërmbrojtësin po të Anglisë, Megajer, sulmuesin anglez Stërling dhe atë spanjoll, Morata. Lojtarët e tjerë janë Azpilikueta (Spanjë, kapiteni), Simon Kjeri (Danimarka, kapiteni), Jarmolenko (Ukrainë), Holesh (Çeki), Torgan Hazar (Belgjikë) dhe Seferoviç (Zvicër).

Sfidanti.al