Kapiteni tek djemtë u largua këtë sezon pas shumë vitesh suksesesh, ndërsa një gjë të tillë do ta bëjë edhe një nga yjet kryesorë të ekipit të femrave. Reali i Madridit vendosi të mos mbante sulmuesen suedeze Sofia Jakobson, ndërsa agjenti i saj deklaroi se klubi paraqiti një kontratë, por që të nesërmen e tërhoqi dhe pastaj paraqiti një tjetër me rrogë të ulur. Një gjë e tillë u pretendua edhe nga Sergio Ramos. Jakobson pati këtë kampionat 8 gola dhe 9 asiste, duke qenë krijuesja më e mirë e golave për Realin dhe shënuesja e tretë më e mirë. Ajo luajti dy vjet për madrilenet, ndërsa në të kaluarën shkëlqeu në Suedi, Rusi, Angli, Francë e Gjermani. Nga Reali do të largohet edhe lojtarja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, me gjasë ylli më i madh i ekipit të vajzave, dhe kjo sepse madrilenët duan të ulin shpenzimet.
Sfidanti.al