Ka qenë kapiteni i tij, edhe sepse ishte më i madh në moshë. Irlandezi Roi Kin ishte shpirti i Mançester Junajtidit në kohët e Sër Aleks Fergusonin, por edhe për mesfushorin e ashpër, një yll si Kristiano Ronaldo shkëlqente shumë fort. Kanë kaluar mjaft vite që kur Kin e mbylli me Junajtidin, ndërsa Ronaldo iku në 2009 nga “Old Trafordi” tek Reali i Madridit, por irlandezi nuk e ka harruar ish-shokun e tij më të vogël, me të cilin ishte në një ekip në vitet 2003-2006.
“Kristiano Ronaldo është një gjeni, – thotë sot Kin, në rolin e opinionistit, – ai është lojtari më inteligjent me të cilin kam luajtur dhe është kujdesur jashtëzakonisht për veten e tij, për fizikun dhe shëndetin e tij. Lojtari më inteligjent që kam parë në jetën time. Inteligjenca e tij është e mahnitëshme, mënyra sesi e interpreton një ndeshje, ai ka dinakërinë dhe arrogancën të cilën e kanë të nevojshme lojtarët e mëdhenj. Ai ka bërë gjithçka në të gjitha ligat e mëdha. Ai mbetet në nivelet më të larta dhe vazhdon të ketë ambicie për të shënuar gola”.
Sfidanti.al