Toti-Murinjo, si balada e dashurisë së pamundur kënduar nga Hari Mata Hari!

Është një baladë kroato-boshnjake për një dashuri të pamundur, të kënduar nga këngëtarja kroate Nina Badriç dhe i shquari Hari Vareshanoviç, lideri i grupit të famshëm jugosllav, Hari Mata Hari. Kënga e ka titullin “Nuk mund të ta shpreh me fjalë dhimbjen” dhe bën fjalë për dashurinë e pamundur të një vajze shumë të re, me një burrë të rritur në moshë. Një strofë e saj thotë “arrita shumë herët për ty” (e thotë burri), dhe “arrita shumë vonë për ty” (e thotë gruaja).

Një baladë e tillë duket “dashuria” në distancë mes Françesko Totit e Zhoze Murinjos. Ish-kapiteni i Romës deklaroi së fundmi se “kemi marrë trajnerin më të mirë në botë”. Murinjo, ndërsa është me pushime, iu përgjigj në rrjetet sociale. “Faleminderit Françesko për fjalët e tua, – shkruajti portugezi, – mëkat që kam ardhur me 4 vjet vonesë. Do të kishte qenë një kënaqësi e madhe të të kisha stërvitur. Një kapiten i vërtetë!”

Sfidanti.al