“Gjelat” e Francës duan vendin e parë me fitore ndaj Kristiano Ronaldos

Sfida tjetër e grupit F është Francë-Portugali, që luhet në Budapest, po në orën 21:00. Kampionët e botës kryesojnë me 4 pikë, por nuk bindën me barazimin 1-1 me Hungarinë, ndaj për ta ka dyshime. Trajneri Deshamp nuk do të ketë Usman Dembelenë, por Mbape, Benzema e Grizman janë gati. “Duhet të kemi më shumë dëshirë për sukses, – deklaroi Deshampi, – nuk mund ta harrojmë Hungarinë. Duam rezultatin maksimal për të mos pasur probleme më pas. Nuk duam të mendojmëpër Portugalinë apo Ronaldon, por për veten tonë, që të luajmë sa më mirë”. Portugalia do të udhëhiqet sërish nga Kristiano Ronaldo, heroi fatkeq ndaj Gjermanisë, mungesa e vetme është Nunjo Mendez, ndërsa Zhoao Feliks mund të luajë. Franca ka 4 pikë ndaj 3 të Gjermanisë e Portugalisë, ndërsa vendi i dytë në këtë grup ndeshet me Anglinë në Londër në raundin tjetër. Dy ekipet janë ndeshur shpesh në fazat finale të turneve të mëdhenj dhe zakonisht ka fituar Franca siç ndodhi në 1984, 2000 apo 2006, ndonëse finalen e Europianit në 2016 e fitoi Portugalia.

Sfidanti.al