Tomas Myleri nuk luan ndaj Hungarisë, por biçikletës i jep mirë!

Edhe seanca e fundit stërvitore vërtetoi atë që futbollisti nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Joakim Lëv për ndeshjen e fundit në grup në Europian. Tomas Myler ka dëmtim në gju, dhe vazhdon riaftësimin me vrapime dhe ushtrime të tjera, ndërsa shpresohet që të jetë gati për fazën e “nokautit”. Habia për gazetarët ishte që Myleri erdhi në qendrën stërvitore të kombëtares në Mynih duke ngarë biçikletën dhe u duk në gjendje shumë të mirë. Gjithsesi, Lëv është i sqaruar nga stafi mjekësor, pra që sulmuesi i Bajernit nuk mund të jetë për Gjermaninë ndaj Hungarisë. Madje, kur shokët e tij nisën seancën stërvitore, 31-vjeçari u nda prej tyre dhe shkoi në palestër për të bërë ushtrimet e riaftësimit.

Sfidanti.al