Izmir Smajlaj në Olimpiadë për Shqipërinë, deri tani kemi 6 sportistë në Tokio!

Vështirë të pretendojë medalje, por së pari duhet të jetë. Izmir Smajlaj, atleti më i mirë mashkull i Shqipërisë, do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike në Tokio. Lajmin e jep Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptare, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ndërsa Smajlaj ka marrë një ftesë në Federata Botërore e Atletikës. Shkodrani 28-vjeçar, ish-kampion i Europës në salla të mbyllura, ka arritur rezultate të larta gjatë këtij viti duke fituar turne të ndryshëm si dhe Kampionatin Ballkanik. Ai ka rezultatin 8.16 metra në ambiente të hapura vendosur pak javë më parë në Tiranë, ndërsa rekordin në Shkodër në 2019 e ka 8.11 metra. Me këtë nivel, Smajlaj shpreson të paktën të përmirësojë rezultatin e arritur në Olimpiadën e kaluar në Rio de Zhaneiro ku doli në vend të 21-të, dhe të kualifikohet për në finale.

Në Lojrat Olimpike do të jenë të paktën 6 sportistë shqiptare, dhe atletika përfaqësohet edhe me Luiza Gegën për femra, ish-nënkampione e Europës. Në gjimnastikë do të jetë Matvej Petrov, ndërsa në peshëngritje Shqipëria ka të kualifikuar Briken Caljen dhe Erkand Qerimajn. Lojrat Olimpike në Tokio zhvillohen nga 24 korriku deri në 9 gusht.

Sfidanti.al