Është një sentencë e vërtetë që është dhënë në Francë, nga një gazetar i “RMC Sportit” të quajtur Daniel Riolo. E vërteta që dimë është që Kilian Mbape nuk ka dashur që të flasë, ndërsa ndodhet në Europian, për të ardhmen e tij, ndonëse nuk është përgjigjur kur është pyetur se “a është Paris SG vendi më i mirë për ty për të qendruar?” Gazetari i “RMC Sportit” shkruan se Mbape i ka kërkuar drejtuesve të PSG-së se ka synim që të largohet, dhe kjo është padyshi një goditje e fortë për shpresat e sheikut Al Helaifi për ta mbajtur edhe sezonin tjetër, si dhe për të rinovuar kontratën. Akordi i 22-vjeçarit me parizienët përfundon vitin e ardhshëm, pra ose mund të përfitohet tani nga kartoni i tij, ose të largohet në 2022 me parametër zero. “Di që Mbape ka kërkuar largimin, – thotë Riolo, – ndonëse nuk do të jetë e lehtë, pasi duhet gjendur një klub që të jetë gati të paguajë shifrën që kërkon PSG-ja. Gjithsesi, e rëndësishme është që ai nuk dëshiron të qendrojë në Paris”. Klubi që e kërkon është Reali i Madridit, por nuk dihet nëse presidenti Florentino Perez ka mundësi të shpenzojë tani.
Sfidanti.al