Man. Junajtid do Sançon, prandaj mendon shkëmbimin Pogba-Varan

Klubi anglez ka nevojë për një qendërmbrojtës të nivelit të lartë dhe francezi, kampion i botës, është zgjedhje ideale. Nga ana tjetër, Mançester Junajtid nuk dëshiron të shpenzojë shumë para për Rafael Varanin, ndërsa Reali i Madridit kërkon 70 milionë euro. Varanit i përfundon kontrata verën e ardhshme, por po kështu edhe mesfushorit të “djajve të kuq”, Pol Pogba, i cili besohet se ka karton që i kushton pak a shumë sa qendërmbrojtësit 28-vjeçar. Për këtë arsye, Junajtid po mendon një shkëmbim që do t’i lejonte të përqëndrohej në transferimin e Xhejdon Sanços nga Dortmundi, për të cilin po kërkohen gati 100 milionë euro. Trajneri Solskjer ka shpenzuar 95 milionë euro për dyshen e mesfushës Bruno Fernandes-Van de Bek, pra mundet të bëjë pa 28-vjeçarin Pogbanë.

Sfidanti.al