Dortmundi, i bindur që Junajtidi paguan mbi 90 milionë euro për Sançon!

Vitin e kaluar u kërkuan gati 120 milionë dhe nuk u bë asgjë, por jemi në një moment tjetër. Mançester Junajtidi është i vendosur për të forcuar skuadrën dhe për të luftuar për titull me Mançester Sitin, Liverpulin apo Çelsin dhe për këtë duhet të shpenzojë. Kjo është edhe shpresa e Borusias së Dortmundit, që mendon se klubi anglez do të pranojë të paguajë mbi 90 milionë euro të kërkuara për kartonin e Xhejdën Sanços. Drejtuesit nga “Old Trafordi” kanë bërë ofertën e parë prej 67 milionë paundësh stërlina, që do të thotë 77 milionë euro, por Dortmundi mendon se ky është vetëm fillimi, dhe se me kalimin e javëve, anglezët do të pranojnë kërkesën gjermane.

Sfidanti.al