“Vëllai i varfër”, Klipers mbetet pa Leonardin ndaj Juta Xhazit

Një dëmtim në gju nuk është gjë e vogël dhe mund të rezultojë fatal. Kauai Leonard mbetet jashtë ndeshjes së pestë mes Juta Xhazit dhe Los Anxhelos Klipersave, dhe për më tepër mund të mungojë në pjesën e mbetur të serisë së plej ofit. Rezultati është në barazim 2-2 dhe ndeshja e pestë luhet në fushën e Juta Xhazit në Solt Lejk Siti, ndaj edhe pa Leonardin mund të jetë shumë e vështirë.

Vetë Leonard ka dalë dy herë kampion i NBA-së me San Antonion dhe Toronton, dhe Klipersat shpresojnë që ai t’i udhëheqë drejt sukseseve që nuk i kanë provuar kurrë. Klipersat kanë famën e keqe në NBA se dështojnë gjithmonë, madje nuk kanë arritur dot as në finalen e Konferencës, jo që të pretendojnë titullin në finalen e madhe të plej ofit. Mesa duket edhe ky vit do të shkojë kështu.

Sfidanti.al