UEFA ndoshta e ka harruar, por fjalët e thëna nuk mund të ngatërrohen. Marko Arnautoviç lëshoi një sharje të rëndë ndaj nënës së një lojtari me origjinë shqiptare të Maqedonisë së Veriut, por lojtari i Austrisë u dënua vetëm me 1 ndeshje pezullim. Kjo për ofendim të kundërshtarit, jo për racizëm. Edhe pse nuk u përmend si “nënë”, por si “nënë shqiptare”, kjo nuk luajti rol. Vetë Arnautoviçi kërkoi falje publikisht në rrjetet sociale, ndërsa Ezgjan Alioski, lojtari i Maqedonisë së Veriut që u ofendua, deklaroi se foli pas ndeshjes me austriakun me origjinë serbe, dhe se gjithçka është e zgjidhur. Kështu, Austria nuk do ta ketë sulmuesin në ndeshjen e nesërme ndaj Holandës në Euro 2020.
Sfidanti.al