Jokiç luan si MVP, por Denveri është pranë eleminimit nga Feniksi!

Ishte mbrëmja kur atij iu dorëzua çmimi i sapofituar, si Lojtari më i mirë i sezonit të rregullt të NBA-së. Shumë e bukur për Nikola Jokiçin, veçse superylli serb nuk ishte në ndonjë mbrëmje “gala”, por në prag të ndeshjes së tretë të raundit të dytë të plej ofit ndaj Feniksit. Edhe pse luhej në Denver, sërish Jokiç kuptoi se është tjetër gjë që të bëhesh lojtari më i mirë i ligës, dhe tjetër gjë që bëhesh ekipi më i mirë i NBA-së.

Feniksi fitoi thellësisht 116-102, pavarësisht se Jokiç dha një paraqitje të madhe, ndonëse me gabime në gjuajtje. Ai shënoi 32 pikë, kapi 20 topa në tabela (10 në sulm) dhe shërbeu 10 asistë. Gjithsesi, vetë kapiteni i Denverit bëri autokritikë duke thënë se “nuk pata një ndeshje shumë të mirë sepse gabova shumë në gjuajtje”. Ai realizoi vetëm 13 nga 29 gjuajtjet, pra shumë poshtë nivelit të tij që është 56 për qind. Gjithsesi, Deanre Ajton i Feniksit e quajti paraqitjen e serbit si “fenomenale”. “Diçka e çmendur, – tha Ajton, – ndeshje e vërtetë për MVP”. Gjithsesi, Feniksi tregoi se jo më kot eleminoi Lejkërsat e Lebron Xhejmsit në raundin e parë dhe jo më kot ishte skuadra më e dytë më e mirë në Konferencën Perëndimore. Ajo kryeson serinë gjysmëfinale të Konferencës ndaj Denverit 3-0.

Sfidanti.al