Sa mund ta dëmtojë Francën konflikti mes Mbapesë dhe Zhirusë?!

E habitshme se çfarë ndodhi, dhe sesa i vështirë është ekuilibri në sported kolektive. Franca ndodhet përpara një tjetër situate të vështirë ndërsa nis Europiani, pasi sulmuesit Kilian Mbape dhe Olivie Zhiru thuhet se nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi pas komenteve të Zhirusë në përfundim të ndeshjes ndaj Bullgarisë, ku u ankua se nuk iu dhanë pasimet, ndërsa Mbape e mori personale e kjo mund të dëmtojë ekipin në finalet e kampionatit. Kjo gjë kujton pak Francën e vitit 2010, kur gjithashtu pati lojtarë shumë të mirë, por polemikat me trajnerit Domenek shkatërruan gjithçka.

E habitshme kjo që ndodhi edhe për faktin se Zhiru shënoi 2 gola në fitoren 3-0 ndaj Bullgarisë, por sërish u ankua. “Unë vrapova gjithmonë, por topi nuk vinte”, – tha ai. Mbape e mori personale dhe  mbajti mëri edhe pse Zhiru u përpoq të pajtohej gjatë seancës së fundit stërvitore, duke i kërkuar falje e duke i thënë se nuk e kishte pasur direkt me të, por më shumë me lojtarët e tjerë. Trajneri Deshamp u përpoq të qetësonte situatën, duke folur veç me dy lojtarët, e duke mbajtur një seancë sqaruese me gjithë ekipin, por burimet nga Franca thonë se Mbape sërish është i “allnuar”.

Sfidanti.al