Ishin shumë pranë një rezultati 0-3, që do të thoshte eleminim thuajse i sigurt. Miluoki Baks e pati sërish shumë të vështirë ndaj Bruklin Netsave, ndonëse këta të fundit përsëri nuk e kishin në parket Xhejms Hardenin, por megjithatë fitorja u arrit. Ishte shumnë e vështirë, 86-83, por i dha “frymë” Miluokit që mund të shpresojë ende për suksesin. Janis Antetokumbo shënoi 33 pikë dhe kapi 14 topa në tabela, por bëri edhe shumë gabime (1-8 për tri pikë, 4-9 në gjuajtjet e lira). Kris Midëlton ishte më mirë se kapiteni i tij duke shënuar 35 pikë e duke kapur 15 topa në tabela, por koshin vendimtar e shënoi Holidei klur mbeteshin edhe 11 sekonda deri në përfundim.
Bruklini u udhëhoq nga Kevin Duranti me 30 pikë e 11 topa në tabela, plus 5 asistë, 4 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Gjithsesi, mungesa e Hardenit u ndje, ndërsa Irving shënoi 22 pikë. Ndeshja i ngjau më shumë sfidave të viteve 90-të, me mbrojtje të forta dhe me pak pikë. “Dikush do të fitonte shëmtuar këtë herë, – tha trajneri i Bruklinit, Stiv Nesh, – fituan ata”. Miluoki do të përpiqet të barazojë rezultatin në ndeshjen e katërt që e luan në shtëpi duke u gdhirë e hëna.
Sfidanti.al