Kristiano Ronaldo: Nuk bëjmë premtime, por duam që të fitojmë!

Kapitenit po i shijojnë shumë vitet e fundit të karrierës (besohet se janë të tillë), por sidomos me kombëtaren. Nëse me Juventusin ka pasur “dritë dhe hije”, me fanelën luzitane, Kristiano Ronaldo mbetet i lumtur, një njeri që shënon vazhdimisht, dhe që ka arritur më në fund që të fitojë trofe. Në 2016, Portugalia e udhëhequr nga ai fitoi Kampionatin Europian ndaj Francës në Paris, ndërsa më pas fitoi Ligën e Kombeve të Europës. CR7 ka ambicie të mëdha në këtë Europian që do të jetë vërtet kontinental, që do të thotë se nuk do të luhet në një apo dy vende të vetme.

“Nuk dua të bëj premtime, – thotë ai, – sepse në futboll nuk i dihet, por ne hyjmë në çdo turne për të fituar. Ky është objektivi. Duam të mbrojmë titullin e fituar 5 vjet më parë. E dimë se do të kemi kundërshtarë të fortë, por Portugalia është mes pretendentëve. Unë nuk jam aspak i ngopur dhe i lodhur. Do të hyj në këtë Europian, me të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë siç e kisha në 2004, në kampionatin tim të parë me Portugalinë”.

Sfidanti.al