Pritet tërmet nga gjyqi në Poloni për këshilltarin e Levandovskit!

Një ish-agjent i sulmuesit të Bajernit, Cezari Kuharski, dhe një gazetar i “Der Shpigelit” janë në qendër të një skandali, veçse në pozitën më qendrore të kësaj çështjeje mund të dalë Robert Levandovski. “Der Shpigeli” në bazë të dokumentave të marrë nga Kuharski, mund t’u jetë shmangur taksave në Gjermani dhe në Poloni. Për momentin, në Poloni po zhvillohet një gjyq ku Kuharsi akuzohet se i ka dhënë një medieje të huaj (Der Shpigelit) material private të Levandovskit, kontrata dhe marrëveshje, në shkelje të ligjit. Dënimi mund të jetë deri në 2 vjet, por kjo është vetëm “maja e ajsbergut”. “Der Shpigel” ka materiale, ndërsa flitet se Levandovski i ka paguar 20 milionë euro Kuharsit që ky të mbyllë gojën.

Sfidanti.al