Tek Reali, futbollistët duket se po bëjnë dy kryengritje!

Njëra prej tyre është ajo që ka të bëjë me rrogën, dhe nuk ekziston dëshira për të bërë një tjetër ulje me 10 për qind për shkak të krizës së koronavirusit. Mediat spanjolle e kanë bërë të qartë se kapiteni Sergio Ramos ka udhëhequr një revoltë të tillë, duke dyshuar se paratë e kursyera klubi do t’i përdorë për të marrë Kilian Mbapenë, jo për të ekuilibruar bilancin financiar. Gjithsesi, pati edhe një kryengritje tjetër që ndodhi tek Reali, dhe kjo ishte ajo për trajnerin.

Informacioni është që Karlo Ançeloti ishte vetëm zgjedhje e dytë, sepse e para ishte Antonio Konte. Ky i fundit u shpall kampion i Serisë A me Interin, por futbollistët nuk e deshën në “Bernabeu”. Flitet se kapitenët e ekipit i dërguan fjalë presidentit Florentino Perez se “nëse vjen Konte, ne do të largohemi”. Kështu që, Perezi zgjodhi Ançelotin, madje italiani veteran ishte zgjedhje e tretë pas Maurisio Poçetinos, që nuk u lejua nga Paris SG. Në 2018 pati një tjetër mundësi që Konte të shkonte tek Reali, por kapiteni Ramos foli publikisht duke thënë se “njeriu duhet ta fitojë respektin, jo ta imponojë”.

Sfidanti.al