Ndoshta edhe vetë katalanasit mendojnë ndryshe, veçse agjencia e specializuar “transfermarkt” gjykon pikërisht kështu. Në bazë të moshës dhe të vlerësimeve të tjera, dy lojtarët e Barcelonës, Frenki De Jong dhe Pedri vlerësohen financiarisht më lart sesa superylli i Francës dhe i Paris SG. Vlerësimi është 138.7 milionë euro për De Jongun dhe 133.2 milionë euro për Pedrin. Mbape arrin deri në 118.3. Nuk dihet saktë sesi kanë arritur në këtë përfundim specialistët e “transfermarktit”, por për Barcelonën dhe mediat katalanase ka rëndësi që mesfushori holandez dhe ylli i “La Masisë” pritet të japin më shumë kontribut sesa kampioni i botës.
Sfidanti.al