Tare dhe Raiola akuzohen për fitime të paligjshme nga futbolli

Karrierën e ka të rëndësishme, që nga lojtar Bundeslige, pastaj në Serinë A, dhe prej shumë vitesh drejtues në ligën italiane të futbollit. Igli Tare megjithatë ka zgjuar dyshime deri tek televizioni publik italian, RAI, që transmetoi një dokumentar investigative në kanalin 3, ku Tare ishte “së bashku” me Mino Raiolën. Të dy akuzohen për fitime të paligjshme në futboll, shqiptari për tentativë për t’i shitur një klani mafioz një kompani bastes që thuhet se është e tija dhe e vëllait Gentit, ndërsa së fundmi dalin dyshime edhe për transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahçe tek Lacio. Tare hedh poshtë gjithçka, ashtu si Raiola, por dyshimet mbeten. Jo më kot, RAI është një televizion prestigjioz.

Sfidanti.al